Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se 40,000 fëmijë të lindur këtë vit kanë përfituar bonusin e bebes.

Rama në një postim në Facebook shkruan se do të vijojnë mbështetjen për çdo të porsalindur edhe me buxhetin2022.

“Kemi mbështetur mbi 111 mijë fëmijë të lindur nga 2019, vit kur nisi programi universal i qeverisë dhe do të vijojmë mbështetjen për çdo të porsalindur me #buxhetin2022

40,000 lek për fëmijën e parë;

80,000 për fëmijën e dytë;

120,000 për fëmijën e tretë”, shkruan Rama.