Radev këmbëngul për të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut

Edhe Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, i thotë se përpjekjet për të ushtruar trysni mbi Bullgarinë janë kundër-produktive. Ai njoftoi se deri më tani në të gjithë Këshillat e BE-së ka biseduar me të gjithë liderët evropianë, me liderët e institucioneve të BE-së për temën – Maqedoni e Veriut.
“Dua t’u falënderoj që për të dytën herë këtë vit, tema e zgjerimit, sidomos për RMV, ka rënë nga rendi i ditës. E shihni se as nesër nuk është në rend dite. Dua ta falënderoj diplomacinë bullgare, sepse partnerët tanë e kuptuan se ku qëndron problemi i vërtetë. Ne do të vazhdojmë edhe më tej jo vetëm me temën për historinë, kulturën, por edhe për të drejtën e bullgarëve të Maqedonisë”, tha Radev.
Ai tha ata duhet t’i marrin të gjitha garancitë e qarta institucionale, ndërsa ky është kriteri më i rëndësishëm sipas kritereve të Kopenhagës.