Qefali Havziu demanton lajmet e rrejshme për Burgun e Tetovës

DEMANT kundër publikim të lajmeve  në rrjetet sociale me titull ,,Lajmi i fundit nga Burgu i Tetovës,, i publikuar me datë 13.12.2021. ​

 


Lajmin e publikuar me datë 13.12.2021, drejroria e Burgut të Tetovës në krye me drejtorin Qefali Havzija e cilëson si lajm që aspak nuk korenspondon me realitetin dhe si tillë e demanton në tërsi. ​Përmbajtja e lajmit të publikuar se kinse drejtori Qefali Havzija bën trajtim selektiv dhe diskriminues ndaj të burgosurërve aspak nuk është i sakt dhe i vërtet, ndërsa situata në Burgun e Tetovës është normale, dhe ju sigurojm të gjithë familjarëve që kanë anëtar të tyre në Burgun e Tetovës se të burgosurit janë shëndoshë e mirë dhe nuk ka hapsirë për panik nga dezinformatat e pa bazuara dhe të pa filtruara të plasuara në rrjetet apo portaleve  që skanë as emrër e as adresë.

​Po ashtu Ju bëjmë thirje të gjitha institucioneve relevante në vend e posaçërisht, Avokatit të populli, Komitetit të Helsinkut si dhe Drejtorisë për ekzekutimin e sanksioneve që të kryen inspektim në Burgun e Tetovës në lidhje me publikim e lajmeve në disa rrjetet socaile që nuk kanë as emër e as adresë.

I bëjmë thirje portalit anonim që ka plasuar lajme të rrejshme për drejtorinë e Burgut dhe drejtorin Qefali Avziu që në afat prej 12 orëvë të kërkoj falje publike dhe publikim e datës 13.12.2021 ,,Lajmi i fundit nga Burgu i Tetovës,, ta tërhek, dhe në të kundërtën nëse nuk vepron do të përballet me padi për shpifje dhe plasim të informatave me përmbajtje jo të sakta. ​E vetmja gjë që është e vërtet në shkrimin e publikuar është që drejtori Qefali Havzija është kuadër i BDI-së dhe i njejti është nga fsh.Gjermë.

Me respekt nga drejtoria e burgut Tetovë

Lajm i pavërtetë

 

Për të parë realitin se në burgun e Tetovës janë të gjithë të njejtë ju paraqesim edhe fotografi të burgut.