Luçiano Spaleti është dënuar nga gjykatësi sportiv me dy ndeshje pezullim.
Për trajnerin e Napolit ky vendim erdhi pas kartonit të kuq të marrë të mërkurën mbrëma kur skuadra e tij barazoi me Sasuolon.
LEXO EDHE:
Shehi respekton Egnatian: Ka vënë në vështirësi çdo ekip
Ndëshkimi nga arbitri erdhi për shkak të protestave në golin e vendësve.
Defrel shënoi për Sasuolon golin e 3-2-shit, por aksioni nisi me një faull ndaj Rahmanit.
Teksa sulmuesi festonte, Spaleti protestoi ashpër dhe siç e konfirmuan imazhet në VAR kishte të drejtë.
Edhe në konferencë për shtyp, ish-trajneri i Romës dhe Interit nuk e fshehu zhgënjimin e tij, pasi do të jetë një mungesë e rëndë për Napolin në takimet e radhës ku do të mungojnë edhe disa lider si Osimhen apo Kulibali.