Pronarët e bizneseve në Turqi, të shqetësuar nga zhvlerësimi i lirës

Më 30 nëntor, lira turke arriti normën e saj më të ulët që nga viti 1994, prej 14 lirash kundrejt dollarit amerikan. Ky është një zhvlerësim i madh krahasuar me tremujorin e fundit të një viti më parë, kur një dollar amerikan shkëmbehej mesatarisht me 8 lira turke.


Pronarët e bizneseve në Turqi thonë se është e vështirë të vazhdohet puna në këtë mjedis, sepse zhvlerësimi i lirës ka bërë që çmimet të rriten shumë.

“Në këto ditë tregu është plotësisht i bllokuar. Jemi vërtet në një pozitë, ku nuk mund të bëjmë biznes. Kjo është kuptuar edhe nga konsumatorët tanë”, thotë Husamettin Akinci, pronar i një dyqani celularësh.

Çmimet e mallrave bazë si mielli, vaji dhe sheqeri janë rritur në të gjithë vendin.

“Kemi rritur çmimin e bukës me 21% ndërsa shpenzimet tona janë rritur me 40%. Tani për tani, ne thjesht po përpiqemi të ruajmë jetesën tonë”, thotë Huseyin Sagir, pronar i një furre buke.

Zhvlerësimi i lirës turke kundrejt dollarit amerikan po ndikon në një gamë të gjerë biznesesh, përfshirë sektorin e ndërtimit, sepse çmimet e materialeve janë në dollarë