Prindërit dhe binjakët e tyre që vdiqën në aksidentin në Bullgari, do të varrosen sot

Familja Ahmeti, binjakët 4 vjeçarë, Luani, Albani, Avnie dhe Xhihan Ahmeti, varrosen sot, me drekë. Për këtë bënë me dije familjarët. Në orën 10, nga xhamia në Çair ku janë 4 kufomat, familjarët do të nisen për në fshatin Vishtic të komunës së Likovës, për të bërë varrrimin e tyre.


Familja 4 antarëshe Ahmeti, ishe pjesë e aksidentit që ndodhi më 23 nëntor në Bullgari,  dhe u sollën dje nga Sofja së bashku me 41 kufomat e tjera.