POETËT E TETOVËS MES POETËVE TË FERIZAJT

Dje, më 04.11. 2021, në ambientet e Galerisë së Arteve, të qytetit të Ferizajt, Shoqata e Shkrimtarëve “Oeneu,”- Tetovë në bashkëpunim me Klubin letrat “De Rada”, realizuan orën letrare “Odeoni i Atdheut”, në shenjë kujtimi të të rënëve për lirinë e Dardanisë.
Kjo orë letrare ishte fillimi i jetësimit të bashkëpunimit sipas memorandumit të bashkëpunimit në mes të Klubit ltrar “De Rada” dhe Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum”, që u nënshkrua kohë më parë, për bashkëveprim mes dy qyteteve tona, Tetovës dhe Ferizajt, për ta zgjëruar veprimtarinë kulturore të artit të të shkruarit, si dhe për t’u njohur poetë dhe për t’u prezantuar poezitë ose më mirë thënë që poezitë të jenë si ura lidhëse mes dy qyteteve në kuptimin e njohjes së artit të të shkruarit të kohës që e jetojmë.
Pas fjalëve përshëndetëse të Kryetares së Klubit letrar “De Rada”, zonjës Zyrafete Shala e cila si nikoqire mes tjerash tha: ndiehem krenare, që në qytetin tonë mes nesh janë poetë e poetesha nga Tetova e, në veçanti poeteshat dhe poetët, që i bëjnë hapat e parë në rrugëtimin e gjatë poetik, qofshin nga qyteti im e qofshin nga Tetova dhe, më pas zëri i Kryetares së Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum”, zonjës Behare Neziri, ecila tha: uroj që kjo nismë e bashkëpunimit të mos mbetet me kaq, por, që edhe në Tetovë time dhe tuajën të dëgjohen poezitë që na i haapin rrugët, për t’u thënë të gjithve se ne jemi një komb ashtu sië e flasim një gjuhë.
Në këtë takim letrarë fillimisht u prezantuan dy vëllime me poezi nga autoret e reja tetovare, Amila Idrizi dhe Azra Alija, për të cilat foli redaktori i të dy librave z. Rami Kamberi, i cili mes tjerash tha: është knaqësi e imja, që sot para qytetarëve të Ferizajt të them disa fjalë për dy poeteshat e reja, për të cilat mendoj se nesër mund të jenë pena, që do të krenohemi ne, që kohës i dëshmojmë se brenda shoqatës sonë, kryefjala jonë është t’i kultivojmë penat e së ardhmes. E, pas promovimit të librave filloi ora letrare “Odeoni i Atdheut”, ku fjalën kryesore e kishin krijuesit e rinj.
Pas orës letrare u vizitua edhe muzeu i qytetit, që dëshmonte historikun e qytetit nga e kaluara dardane e deri në ditën e çlirimit të qytetit nga pushtuesi sllav.
Behare Neziri