Po pret pesë kufoma, Osmanov: Ai që beson në Zot, beson se do të zbardhet e vërteta!

Damir Osmanov ka humbur pesë anëtarë të familjes, mes tyre dhe bashkëshorten dhe bijën.

Po pret para Aeroportit të Shkupit që të tërheqë kufomat.

Thotë se njëherë dëshiron t’i varros të njëjtat, që të di ku i ka trupat e tyre dhe më pas do të ndjekin hetimin për aksidentin tragjik të 23 nëntorit në Bullgari.

Megjithatë është i bindur, se ai që beson në Zot, beson se e vërteta do të zbardhet.

“Bashkëshorten, bijën, motrën e bashkëshortes dhe bijën e saj dhe gruan e mikut tim. Pesë anëtarë të familjes i humba. Se kush është fajtor dhe si erdhi te kjo, do të shohim pasi t’i varrosim kufomat. Do të ndjekim këtë. Tani për tani nuk e dimë se si ka ndodhur. Kur nuk e dimë se si ka ndodhur, vetëm mund t’i ngarkojmë njerëzit. Nëse besojmë ë Zot, ajo do të zbulohet. Dikush thotë kështu, dikush ashtu, kur nuk e kanë parë sytë, ajo është”, tha ai para kamerës së TV21.