Pendarovski: Shën Klimenti i Ohrit është motiv për jetë më të denjë

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski ka dërguar urime për 8 Dhjetorin – Ditën e “Shën Klimentit të Ohrit”.


Duke uruar kreun e Kishës Ortodokse Maqedonase, Pendarovski ka vlerësuar se mençuria dhe mësimet e Shën Klimentit të Ohrit duhet të jenë themel i zhvillimit të Kishës ortodokse por edhe të shoqërisë maqedonase.

“Mençuria dhe mësimet e Shën Klimentit të Ohrit janë vënë në themelin e këndvështrimit të popullit tonë dhe në bazë të të këtyre vlerave të zhvillohet edhe Kisha jonë maqedonase ortodokse. Të motivuar nga vepra e tij, në këto kohë të vështira të mbushura me sfida, të përgatitemi për jetë më të denjë, jetë të mbushur me shumë vepra të mira. Të jemi solidar, të afruar, t’i përkushtojmë vëmendje dhe të shpërndajmë dashuri. Le të jetë për shumë mote festa e madhe e Shën Klimentit të Ohrit”, shkroi mes të tjerash, Pendarovski.