Pas një karriere të suksesshme në aktrim, Brad Pitt i futet muzikës

Pas një karriere të suksesshme si aktor dhe producent, Brad Pitt po hyn në industrinë e muzikës. Aktori me famë ndërkombëtare ka vendosur të rihapë Miraval Studios pas dy dekadash. Për ridizajnimin, ylli i “Fight Club” ka bashkëpunuar me producentin muzikor, Damien Quintard.

Studioja, e cila u ndërtua në vitin 1977 nga pronari i atëhershëm i Château Miraval, Jacques Loussier, qëndroi jashtë funksionit për dy dekada derisa Pitt dhe Quintard vendosën të rinovojnë hapësirën për muzikantët për të realizuar projekte të reja.