Një tjetër lajm i madh vjen nga Drejtori i Qendrës Turistike Kodra e Diellit Adem Avziu që ka të bëjë me lëshimin e Ski Ashensorit 2 informon TetovaSot.

Për herë të parë, pas plot 13 vitesh, ELEM TURS SHPKNJ po ndërmerr hapa për riaktivizimin e TS Ski Ashensor 2 në Kodrën e Diellit tha Ademi. Punonjësit e ELEM TURS – Filiali Kodra e Diellit në bashkëpunim me EVN – Tetovë, sipas tij po punojnë në mënyrë aktive në terren për ta lëshuar atë përsëri në funksion, ndërsa përfitimet e aktivizimit janë të një rëndësie të madhe për Qendrën e Skijimit Kodra e Diellit. Përkatësisht do të përdoret për të furnizuar me energji elektrike sistemin e ndriçimit për skijimin e natës në pistat e Aerodromit. Skijimi i natës në pistat e Aerodromit është një nga disa risitë e përgatitura nga ELEM TURS për sezonin e ardhshëm të skijimit 2021/2022 në Kodrën e Diellit.Tetovasot