Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti sot në mëngjes do të jetë i ftohtë, ndërkohë gjatë ditës kryesisht me diell dhe vranësira lokale. Do të fryj erë e dobët nga drejtimi veri-perëndimorë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -6 deri në 2, ndërsa ajo maksimale prej 3 deri në 10 gradë Celsiusë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryj dhe erë e dobët nga drejtimi verior, më e theksuar do të jetë në orët e pasdites.
Temperatura minimale do të ulet në -3, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 5 gradë Celsiusë.