Parashikimi i motit

Moti sot në mëngjes do të jetë i ftohtë, gjatë ditës me diell dhe vranësira, sidomos në pjesët perëndimore të vendit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi perëndimor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -10 deri -2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 4 deri 11 gradë Celsius.

Në Shkup, mëngjesi do të jetë i ftohtë, gjatë ditës mot me diell me vranësira të vogla. Temperatura minimale do të bie deri në -8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 5 gradë Celsius.

Nga DPHM informojnë se nesër do të kemi mot të qëndrueshëm me temperatura të ulëta gjatë mëngjesit, të cilat do të bien nën zero dhe do të jenë në interval prej -9 deri -1 gradë Celsius.

Nga e premtja do të kemi mot të ndryshueshëm me vranësira me reshje të përkohshme të shiut. Në male dhe në disa vende më të larta reshjet përkohësisht do të kalojnë në borë.