Osmani në takim ministror për operacionet paqeruajtëse të KB-së

Minsitri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani mori pjesë në takim ministror të KB-së për operacione paqëruajtëse të OKB-së, i cili u mbajt në mënyrë virtuale, nën organizimin e Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Koresë, Çung Eui -jong dhe Ministrit të Mbrojtjes Nacionale, Su Vok, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterresh.

Gjatë fjalimit të tij, Ministri Osmani e riafiromoi përkushtimin e vendit ndaj bashkëpunimit multilateral, si një nga prioritetet e politikës së jashtme të Maqedonisë së Veriut, i cili mes tjerash përfshin bashkëpunimin në operacionet paqeruajtëse në kuadër të KB-së.

“Maqedonia e Veriut është plotësisht e përkushtuar të vazhdojë me zotimet e saja në pjesëmarrjen e rritur në operacionet paqeruajtëse të KB-së përmes përforcimit dhe trajnimit të kapaciteteve të saja, veçanërisht duke pasur parasysh edhe pjesëmarrjen e barabartë të grave në proceset paqëruajtëse ose në pjesën e prevenimit”, theksoi Osmani.

Njëherit, Ministri Osmani theksoi se vendi i mbështet plotësisht reformat e ndërmarra nga Sekretari i Përgjithshëm, Guterresh për operacione paqeruajtëse më efektive, të cilat edhe pse përballen me sfida, janë mjet i rëndësishëm për forcimin e paqes dhe sigurisë në botë.

Në seancën kushtuar ruajtjes së paqes, në të cilën mori pjesë Osmani, u shpreh një mbështetje e fuqishme për diplomacinë preventive si bazë për paqe të qëndrueshme dhe shoqëri stabile.