OSBE, Stokholm/ Osmani prezentativ edhe në diplomacinë multilaterale

Me plot takime produktive, bilaterale, i pari i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka përfunduar mbledhjen në Këshillin Ministrot të OSBE-së, në Stokholm.


“Biseduam për sfidat kryesore të OSBE-së, bashkëpunimin bilateral, por edhe për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Ka një marrëveshje nga të gjithë miqtë tanë se perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor është garanca më e fortë për stabilitetin”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook. Maqedonia e Veriut do të kryesojë me OSBE-në në vitin 2023.

Kryediplomati Osmani ka potencuar se si kryesuse në vitin 2023 RMV mbështet dhe promovon plotësisht vlerat dhe parimet thelbësore të organizatës. Bujar Osmani është Ministri i parë shqiptar që udhëheqë me diplomacinë e vendit.