Zëvendëskryeministri për Luftë Kundër Korrupsionit, Lupço Nikollovski në manifestimin e Ditës për Luftë Kundër Korrupsionit tha se autoritetet po shqyrtojnë masa për të kufizuar me ligj mjetet financiare për furnizim me vetura zyrtare. “Në planin aktual kemi e kemi masën për rregullimin e shfrytëzimit të veturave zyrtare, ndërsa hapi i radhës është kufizimi i mjeteve financiare për furnizim me vetura zyrtare, në përputhshmëri me natyrën dhe kompetencat e organeve të udhëheqësisë shtetërore, me rekomandime edhe për njësitë e vetëqeverisjes lokale”, tha mes tjerash Nikollovski.