Guvernatorja e New Yorkut, Kathy Hochul deklaroi gjatë ditës së sotme se duke filluar nga java e ardhshme, fytyra duhet të jetë e mbuluar në ambiente të mbyllura pavarësisht vaksinimit kundër coronavirusit.

Vendimi u bazua në shqetësimin në rritje për normën javore të rasteve shtatëditore të shtetit dhe rritjen e shtrimeve në spital.

“Në rast se shkelet vendimi atëherë do të pason gjoba deri në 1000 dollarë. Vendimi do të rivlerësohet më 15 janar. Këtu janë tre gjërat kryesore që bizneset, punonjësit dhe publiku duhet të dinë tani për tani”, tha ajo.

Shkalla mesatare shtatëditore e rasteve në mbarë vendin është rritur me 43 për qind që nga Dita e Falënderimeve dhe shtrimet në spital janë rritur me 29 për qind në atë kornizë kohore, tha guvernatorja.

Në total, shtrimet në spital me COVID-19 në mbarë vendin janë në nivelet më të larta që nga fundi i prillit dhe janë rritur me 86 për qind vetëm në muajin e fundit, tregojnë të dhënat e fundit.

Ndryshe, shteti i New Yorkut deri më tani ka regjistruar 2.8 milionë raste me coronavirus gjersa kanë vdekur mbi 57 mijë njerëz që prej fillimit të pandemisë.