MPB: Ndalohet transport ndërkombëtar me drogë në vlerë prej 300 mijë eurove

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është ndaluar kanali ndërkombëtar për transport të drogës në vlerë prej 300 mijë eurove.
“Gjatë ditës së djeshme, Departamenti për luftimin e krimit të organizuar bashkë me policët e Gostivarit në aksion të koordinuar policor kanë zbuluar grup kriminal me çka është ndaluar transporti ndërkombëtar për drogë dhe janë zbuluar 100 kilogram marihuanë në vlerë prej 300 mijë eurove”, theksojnë nga MPB.
Gjatë ditës së djeshme, Departamenti në PTHP ngriti kallëzim penal kundër tre personave, E.M, H.F, E.I dhe B.P të cilët tre janë nga Gostivari dhe një nga Dibra të moshës nga 30 deri 47 vjet.

“Nga dhjetori i vitit 2021, personat në fjalë kanë blerë marihuanë e kanë dërguar në një objekt në Gostivar, ndërsa më 14.12.21, me marrëveshje paraprake ia kanë dorëzuar njërit nga të akuzuarve i cili është dashur ta transportojë mallin në Bullgari”, tha zëdhënësja e MPB-së, Suzana Pranjiq.