MPB: 4 persona të lënduar, në aksident janë përfshirë 5 vetura

Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident automobilistik që ka ndodhur pasditen e sotme në kryqëzimin pranë qendrës tregtare “Mavrovasja”.


Në aksident janë përfshirë pesë vetura, të gjitha me targa të Shkupit, konfirmojnë nga MPB.

Të lënduarit janë transferuar në spitalin “Klimenti i Ohrit”, por ende nuk ka informacione për të lënduarit.