Moti sot

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe ftohtë. Në mëngjes në juglindje ende do të ketë reshje lokale të dëborës. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior, më i shprehur përgjatë Vardarit.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë prej 1 deri në 6 gradë Celsius.

Në Shkup mot kryesisht me vranësira dhe ftohtë me erë veriperëndimore mesatare deri në të përforcuar. Temperatura minimale do të bie deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 6 gradë Celsius.

Sipas informatave të DPHM-së edhe në ditët në vijim pritet mot me vranësira dhe më ftohtë, por me erë veriore mesatare deri në të përforcuar, më i shprehur përgjatë Vardarit.