Momenti kur avioni luftarak britanik rrëzohet në det, pilotët shpëtojnë (VIDEO)

Një video 16 sekondëshe publikuar në “Twitter” tregon se si një avion luftarak F-35B i Marinës Mbretërore Britanike rrëzohet në det nga një aeroplanmbajtëse.

 


Avioni tenton të ngrihet nga anija “HMS Queen Elizabeth” e Marinës Britanike në Mesdheun lindor, por që dështon.

 

Një avion luftarak F35B i kushton qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar rreth 104 milionë euro.