Moment prekës, pilotët bullgarë ngushëllojnë familjarët e viktimave të aksidentit!

Moment prekës. Katër pilotët e aeroplanëve që sollën kufomat e viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari, pasi u nxorën arkivolet, u afruan deri te familjarët e viktimave.


Të mërzitur, u shprehën ngushëllim të gjithëve për humbjen e më të afërmve të tyre.

Pilotët udhëhoqën dy aeroplanët që i sollën kufomat e 45 viktimave nga Sofja në Bullgari.

Kufomat tashmë janë dorëzuar te familjarët dhe po u jepet lamtumira e fundit.