Mjeku specializant i Ortopedisë sulmon infermierin e Klinikës Emergjente

 


Pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar një infermier i Klinikës Emergjente nga një mjek specializant i Ortopedisë.

Klan Kosova merr vesh se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 9:15 në Klinikën Emergjente.

Për këtë ngjarje është njoftuar dhe policia dhe Klankosova.tv do të kontaktojë me ta sjellë më shumë detaje.