Ministri izraelit i shëndetësisë thotë se ka “indikacione” që vaksina mbron kundër Omicronit

Ka “indikacione” se njerëzit që kanë marrë një përforcues të vaksinës së koronavirusit janë “të mbrojtur” kundër variantit Omicron, tha të martën ministri izraelit i Shëndetësisë Nitzan Horowitz.


“Në ditët në vijim do të kemi informacione më të saktë për efikasitetin e vaksinës kundër Omicron, por tashmë ka vend për optimizëm dhe ka indikacione fillestare që ata që janë vaksinuar me një vaksinë ende të vlefshme ose me një përforcues do të jenë gjithashtu të mbrojtur nga ky variant”, tha Horoëitz në një konferencë shtypi.

Vaksinat përforcuese kanë qenë të disponueshme në Izrael për këdo mbi moshën 16 vjeç që nga fundi i gushtit, pesë muaj pas dozës së dytë të vaksinës. Një person nuk konsiderohet i vaksinuar plotësisht në vend derisa të ketë marrë një dozë të tretë, raporton CNN