Ministri i Sigurisë i Bosnjës Selmo Cikotic është akuzuar zyrtarisht për keqbërje dhe korrupsion për shitjen e parregullt të armëve dhe pajisjeve ushtarake një dekadë më parë, kur ai mbante postin e ministrit të mbrojtjes.

AP News shkruan se gjykata e lartë e vendit ballkanik konfirmoi të mërkurën aktakuzën kundër Cikotic, duke e akuzuar atë për privim të shtetit prej afro 5 milionë euro (5.6 milionë dollarë) duke ndryshuar “në shkelje të procedurës së përcaktuar ligjërisht” kushtet e një kontrate për shitjen e armë dhe pajisje ushtarake të tepërta të vjetruara për të favorizuar blerësin, kompaninë kroate SCOUT.

Aktakuza thoshte se Cikotic e kishte bërë këtë “pa njoftuar zëvendësit e tij ose anëtarët e presidencës (trepalëshe të Bosnjës).

Bosnja konsiderohet si një nga vendet më të prirura nga korrupsioni në Evropë, pjesërisht për shkak të kuadrit kompleks administrativ, por edhe për shkak të ndarjeve të thella etnike dhe politike të vendit që kanë mbetur që nga lufta e vendit 1992-95.