Ministrat Bekteshi dhe Nuredini do vizitojnë qendrën e skijimit ”Kodra e Diellit”

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi nesër (08.12.2021) do vizitoj qendrën e skijimit “Kodra e Diellit”.

Në kuadër të vizitës, ministri Bekteshi së bashku me ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini dhe drejtorin e SHA ELEM Tours, Adem Avziu do të inspektojnë aktivitetet e realizuara për modernizimin e qendrës së skijimit “Kodra e Diellit”.

Pas inspektimit të punimeve, ministri Bekteshi do të vërë në funksion sistemin e ri të ndriçimit në qendrën e skijimit, me çka edhe do të shpallet hapja e sezonit të skijimit për këtë vit.

Deklaratat për media janë paraparë në ora 12 para hotelit “Kodra e Diellit”.

Lëshimi zyrtar në përdorim i sistemit të ri të ndriçimit në qendrën e skijimit me çka do të shpallet hapja e sezonit të skijimit do bëhet duke filluar nga ora 16:30.