Koalicioni i ri qeveritar është sa për të vazhduar edhe për disa ditë jetëgjatësinë e kësaj Qeverie dhe disa njerëzve në LSDM, si dhe përpjekje e fundit për shkatërrimin e Maqedonisë, tha kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, sot gjatë vizitës së tij në Shtip, transmeton TV21.

“Kjo mua më ngjan si akti i fundit i përpjekjes për shkatërrimin e Maqedonisë, në regji të Zoran Zaevit dhe LSDM-së, sepse kjo që e shohim dhe që po ndodh ditëve të fundit paraqet jokulturë politike dhe zhgërryeje të vetë Zoran Zaevit dhe LSDM-së dhe përpjekje sa e sa ta vazhdojnë jetëgjatësinë e tyre politike për disa javë. Është e turpshme kjo që ndodh. E turpshme është që politika është bërë si treg”, deklaroi Hristijan Mickoski – kryetar i VMRO-DPMNE-së.