Messi i pakënaqur me Pochettino

Ylli argjentinas vë në dyshim aftësitë e trajnerit të PSG


Lionel Messi ka dyshime për aftësitë e Mauricio Poketinos në stolin e PSG-së, pasi nuk është shumë i bindur me zgjedhjet taktike dhe aftësinë për të kontrolluar lojtarët.

Gazeta sportive franceze “L’Equipe” shkruan se ylli argjentinas mendon se 49-vjeçari kishte mundësi që të bënte më shumë.

Por si “pleshti”, ashtu edhe tekniku, nuk kanë arritur që të japin atë që pritej që nga mbërritja e tyre në kryeqytetin francez, edhe pse pritshmëritë janë mjaft të larta, nisur nga investimi i bërë nga klubi.

Mesi ka shënuar vetëm një herë në kampionat, ndërsa në Ligën e Kampioneve ka festuar tre herë.

Lojtari 34-vjeçar gjykon se filozofia e lojës e teknikut Poketino të kufizon shumë dhe kjo bën që ai të dështojë të marrë më të mirën nga treshja e sulmit Mesi-Neymar-Mbape.

Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë’ i trembet faktit se tekniku nuk e ka kontrollin e plotë të grupit, e kështu ka humbur respektin e futbollistëve kryesorë.

Pavarësisht ecurisë pozitive në kampionat, kjo ka pak rëndësi në sytë e të tjerëve, që presin që parisienët të jenë të suksesshëm në Ligën e Kampioneve.