Kancelarja e re gjermane, Olaf Scholz falënderoi kancelaren në detyrë, Angela Merkel pas marrjes së pozitës së të parit të qeverisë gjermane. Ai shtoi se Merkel kishte bërë një punë “fantastike” gjatë 16 viteve të saj në postin e kancelares.

Ndërkohë, Merkel ka uruar Scholz për zgjedhjen si kancelar duke i dhënë edhe një këshillë.

“Merreni këtë institucion dhe veproni për të mirën e vendit tonë. Pozicioni i kancelarit është një funksion i tensionuar, sfidues dhe është një nga mënyrat më të bukura për të marrë përgjegjësi rreth vendit tuaj”, tha Merkel.

Ajo gjithashtu i uroi të gjithë qeverisë socialdemokrate-gjelbër-liberale të Scholzit fat të mirë në kryerjen e detyrës.

Pas 16 vitesh si kancelare, Angela Merkel po tërhiqet nga politika. Ajo ende nuk ka bërë të ditur se si do ta kalojë kohën pas largimit nga detyra.

Merkel dha dorëheqje si presidente e Unionit Kristian Demokrat (CDU) në dhjetor të vitit 2018.