Mediat, Dembele në mes Barcelonës dhe Premier Ligës

Sipas të përditshmes spanjolle, “Mundo Deportivo”, ylli francez i Barcelonës, Ousmane Dembele, dëshiron të ndryshojë diçka në karrierën e tij të ngarkuar me lëndime. Lojtari ka filluar të besojë se një sfidë e re është shumë e nevojshme për të rindërtuar karrierën e tij me klube.


Kjo dëshirë, sipas të përditshmes spanjolle, pritet ta shtyjë lojtarin drejt një aventure në Premier Ligën e Anglisë. Lojtari deri më tani është shënjestruar nga skuadra si Man. Junajted, Njukasëll dhe Totenham, edhe pse thuhet se edhe skuadra tjera mund t’i futen garës për sulmuesin e krahut 24 vjeçar.

Prej kohës kur Dembele iu bashkua Barcelonës, ai ka bërë vetëm 83 paraqitje në La Liga, në pesë vite – duke arritur mesatarisht rreth 16 paraqitje për kampanjë.