Me rastin e 3 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Veçanta, Universiteti i Tetovës organizoi tryezë të rrumbullakët

Programi studimor për Edukim special dhe rehabilitim në kuadër të Fakultetit Pedagogjik në Tetovë
së bashku me Institutin për edukim special dhe rehabilitim në kuadër të Fakultetit Filozofik në Shkup, më
datë 02.12.2021, organizuan tryezën e rrumbullakët me rastin e 3 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të
Personave me Nevoja të Veçanta, me temë “Arsimi inkluziv në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.
Për shkak të pandemisë – Covid 19, ngjarja u realizua në mënyrë hibride (me prezencë fizike dhe
online). Kjo ngjarje u realizua në amfiteatrin e madh të Fakultetit Filozofik në Shkup
Tryezën e rrumbullakët e përshëndetën dhe u prononcuan prof dr. Ratko Duev- dekan i Fakultetit
Filozofik ne Shkup, prof. dr. Lulzim Mehmedi – dekan i Fakultetit Pedagogjik në Universitetin e Tetovës,
Natasha Cicevska, udhëheqëse e Institutit te edukimit special dhe rehabilitimit ne Shkup, prof. dr. Buniamin
Memedi-prodekan për arsim i Fakultetit Pedagogjik në UT, Goran Tomshiq, përfaqësues nga Ministria e
Arsimit dhe Shkencës, prof. dr. Goran Ajdinski, Goran Petrushevski, drejtorë të shkollave speciale –
përkatësisht të qendrave burimore ne Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në fjalën e rastit, dekani i Fakultetit Pedagogjik në UT, prof dr. Lulzim Mehmedi, e uroi 3
Dhjetorin, Ditën Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Veçanta, duke shpresuar që të mos mbetemi së
shënuari vetëm këtë ditë, por t’i respektojmë, të përkujdesemi, t’i arsimojmë, edukojmë, t’i mbrojmë dhe t’i
rehabilitojmë gjatë tërë vitit. Këta persona kërkojnë të jenë të barabartë, jetë të pavarur dhe të funksionojnë
në shoqëri
Arsimi gjithëpërfshirës është inkuadrimi i të gjithë fëmijëve në shkolla të zakonshme, ku u jepet
arsim sipas nevojave.
Personat me nevoja të veçanta janë ende në margjinat e shoqërisë. Këta persona kanë nevojë për
mbrojtje sociale në të gjitha sferat e jetës shoqërore: arsim, shëndetësi, marrëdhëniet e punës dhe
veprimtaritë e tjera.
Prodekani për arsim i Fakultetit Pedagogjik në UT, prof dr. Buniamin Memedi, duke kujtuar
Konventën e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe Ligjin për arsim
fillor, theksoi se në vendin tonë nuk ofrohen ende hapësira të përshtatshme, burime njerëzore për të siguruar
qasje në arsim për të gjithë fëmijët dhe adoleshentët me aftësi të kufizuara.


Njësia për protokoll dhe marrëdhënie me opinionin-Одделение за протокол и односи со јавноста-

Department for protocol and Press office
Str. Ilinden nn. 1200 Tetova, Republic of North Macedonia
www.unite.edu.mk – e-mail: [email protected]

Filozofia e arsimit inkluziv në vete përmban konceptin radikal të transformimit të shoqërisë në të
gjitha segmentet e saj, ndryshimin e vlerave, prioritetet dhe politikat me çka përkrahet praktika e përhershme
për përjashtim dhe diskriminim
Fëmijët me nevoja të veçanta duhet vijojnë shkollën më të afërt dhe më të përshtatshme. Për
momentin një pjesë e tyre e ndjekin shkollën më të afërt, por jo edhe më të përshtatshme.
Programi studimor i ESR-së në UT qysh në akreditimin e parë në vitin 2012, 7 vjet para se të
sillet Ligji për arsim fillor, vendosi dy lëndë të lidhura drejtpërdrejt me procesin e inkluzionit – Praktika
inkluzive dhe Vështirësitë në të mësuar dhe 5 lëndë të lidhura indirekt me procesin e inkluzionit, ndërsa ne
studimet e magjistraturës në të tri programet ka nga 2 lëndë, të lidhura në mënyrë direkte me inkluzionin.
Fëmijët që mësojnë të edukohen së bashku, do të mësojnë të jetojnë së bashku.