Mbi një mijë qytetarë të Maqedonisë së Veriut në Gjermani tashmë e shfrytëzuan mundësinë për lëshim mobil të pasaportave në Konzullatën në Bon

 

 

Për më pak se tre muaj, mbi një mijë qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët jetojnë në Republikën Federale të Gjermanisë u fotografuan për pasaporta të reja në Njësinë Konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bon, ku me sukses hyri në funksion stacioni i ri bazë. Shtatëqind pasaporta biometrike janë gati ndërsa vijon përpunimi i kërkesave të arritura, përmes pajisjes së re e cila ka kontribuar jashtëzakonisht shumë në shkurtimin e procedurës, uljen e shpenzimeve, si dhe rritjen e kënaqësisë së qytetarëve tanë në Gjermani, dëshmoi Konsulli, Boro Mirçeski.

 

“Ky projekt është jashtëzakonisht i favorshëm për diasporën tonë! Nga përvoja gjatë kohës së fundit, prej që e filluam projektin, mund të jem dëshmitar vetëm i rritjes së kënaqësisë tek palët. Për momentin në Ambasadën tonë në Bon, palët marrin dokument udhëtimi të gatshëm për më pak se 30 ditë”, tha Mirçeski.

 

Diaspora jonë është mirënjohëse për përkushtimin e Përfaqësisë Konsullore. 

 

“E nxora pasaportën time këtu në Bon dhe jam shumë e kënaqur nga të punësuarit në Njësinë Konsullore në Bon, si dhe mënyrën е shpejtë të marrjes së pasaportës sime të re biometrike.”

 

“Shumë jemi të kënaqur prej Ambasadës, për 30 ditë e morëm pasaportën.”

 

“Për fëmijën tim, nga dita e fotografimit e mora pasaportën në afat kohor prej më pak se 20 ditë.”

 

“Jam shumë e kënaqur! Faleminderit shumë!”, theksojnë qytetarët tanë.

 

Përmirësimi i shërbimeve të Përfaqësive Diplomatike dhe Konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes stacioneve bazë dhe mobile është një nga projektet e shumta të Ministrisë së Punëve të Jashtme për Diasporën.

 
Videoja në linkun në vijim: https://we.tl/t-gA8oIzYGn4