Masakra në SHBA, identifikohet autori, ngjarjen e kishte planifikuar 1 natë më parë

Një djalë 15-vjeçar është akuzuar për vrasje dhe terrorizëm për një të shtëna që vrau katër kolegë studentë dhe plagosi të tjerë në një shkollë të mesme në Miçigan. Expressandstar shkruan se autoritetet e kanë identifikuar të dyshuarin si, Ethan Crumbley.


Autoritetet zbuluan se prindërit e Crumbley ishin thirrur vetëm disa orë përpara gjakderdhjes të martën, dhe togeri i sherifit të kontesë Oakland, Tim Willis tha gjatë një seance gjyqësore se djali regjistroi video një natë më parë, në të cilën ai diskutonte për të shtënat dhe vrasjen e studentëve.

Asnjë motiv nuk u ofrua nga autoritetet e Oakland County, një ditë pas dhunës në shkollën e mesme të Oksfordit, afërsisht 30 milje në veri të Detroitit, por prokurorja Karen McDonald tha se të shtënat ishin të paramenduara, bazuar pjesërisht në një “mal me prova dixhitale” të mbledhura nga policia.