Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq në ClicPlus në TV21 duke komentuar kërkesën e Alternativës për hetim ndërkombëtar për disa raste gjyqësore në vend tha se mund të shfrytëzohen edhe mekanizma të brendshëm për hetim në vendimet e rasteve gjyqësore, duke e përmendur si shembull Këshillin Gjyqësorë.

“Përgjegjësia është edhe e Këshillit Gjyqësor dhe mendoj se marrja në pyetje e gjyqtarëve është përgjegjësi e tyre. Detyra e tyre është të kontrollojnë. Ja disa nga ata që janë të pakënaqur me rastet, t’i drejtohen Këshillit Gjyqësor, të përdorin mekanizmat tanë të shqyrtimit. Unë mendoj se ato nuk duhet të harrohen apo neglizhohen”, tha Mariçiq.