Mariçiq: Akademia është një tempull i arsimit në sistemin gjyqësor

Reformat në gjyqësi nuk janë vetëm kriter për BE-në, por janë bazë e qeverisjes të së drejtës, që është e rëndësishme në prosperitetin, përparimin dhe mirëqenien e shtetit dhe qytetarëve të saj, theksoi ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq në shënimin e 15 vjetorit të themelimit të Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik.

“Në zemrën e këtyre reformave janë gjykatësit dhe prokurorët e pavarur, përgjegjës dhe profesional, të cilët do të jenë rezultat i një arsimimi dhe trajnimi modern cilësor. Këtu Akademia e luan rolin më të rëndësishëm. Ajo është “një tempull i arsimit në sistemin gjyqësor”, burimi i gjykatësve profesionist dhe prokurorëve publik dhe garancioni i vetëm se në gjyqësi do të futen kuadrot më të mira. Por, mund të thuhet edhe se është pikënisje për gjithë sistemin gjyqësor me rol të rëndësishëm të rojtarit të dinjitetit dhe kredibilitetit të gjykatësve dhe prokurorëve publik”, tha Mariçiq.

Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik, shtoi, janë në drejtim të plotësimit të përpjekjes dhe angazhimit të Qeverisë dhe Ministrisë së Drejtësisë, por edhe të Akademisë në procesin e krijimit të sistemit gjyqësor të pavarur, efikas dhe të paanshëm i cili përgjigjet në standardet evropiane.

Drejtoresha e Akademisë, Natasha Gaber Damjanovska tha se prej vitit 2006 është themeluar si institucion i respektuar me rol të veçantë dhe me vend të rëndësishëm në sistemin e gjyqësisë dhe që nga vetë themelimi solli koncept të ri të selektimit të pavarur për pranim me qëllim të arritjes së funksionit të pavarur, të paanshëm dhe kryerjes së lartë profesionale dhe efikase të kryerjes së funksionit gjyqësor dhe të prokurorisë publike.

Besa Ademi, kryetare e Gjykatës Supreme tha se hapja e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik është një hap pozitiv për vendosje të standardeve evropiane në gjyqësi. Akademia, siç tha prodhon kuadro me nivel evropian të njohurive dhe paraqet model të qëndrueshëm të edukimit të vazhdueshëm dhe trajnimit të kuadrove për krijimin e gjykatësve të ardhshëm cilësor dhe prokurorëve publik.

Prokurori publik Lubomir Joveski porositi se të gjithë duhet të jenë të sigurt se kanë të drejtë të barabartë në gjykim të ligjshëm dhe se janë të barabarta para drejtësisë.

Përfaqësuesit e korrit diplomatik në vend theksuan se Akademia luan rol të rëndësishëm në reformën e sistemit gjyqësor në vend dhe potencuan se edukon një kuadër profesionale me shumë entuziazëm të madh. Paralajmëruan se do të vazhdojnë me mbështetjen e tyre të Akademisë.