Mallorca fiton me përmbysje ndaj Atletico Madridit

Atletico Madridi e ka bërë një tjetër hap prapa në luftë për titull. Ata u mposhtën 1:2 nga Mallorca.


Por, fillimisht ishin vendasit që kaluan të parët në epërsi, nëpërmjet Cunhas.

Për 10 minuta, mysafirët e përmbysën rezultatin. Fillimisht Russo barazoi shifrat në minutën e 80-të, para se Kubo në 90+1 të shënonte golin e fitores së madhe.

Me këto tri pikë, Mallorca e përforcon vendin e 12-të me 19 pikë gjithsej.

Në anën tjetër, Atletico Madridi mbetet i katërti me 29 pikë, shtatë më pak se Real Madridi.