Mali: Dhjetra civilë të vrarë pasi militantët sulmuan autobusin

Të paktën 31 persona janë vrarë në Malin qendror pasi militantët sulmuan një autobus që transportonte civilë në një treg, thanë zyrtarët lokalë.


Persona të armatosur të paidentifikuar hapën zjarr dhe vranë shoferin, përpara se t’i vinin flakën autobusit, sipas autoriteteve.

Shumica e viktimave ishin gra që ishin rrugës për të punuar në treg, thanë burimet lokale për agjencinë e lajmeve EFE, transmeton Klankosova.tv.

Sulmi vdekjeprurës është i fundit në përshkallëzimin e shpejtë të kryengritjes xhihadiste të Malit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.