Rrogë më e lartë minimale dhe e dilla të jetë ditë jo pune. Nga këto kërkesa nuk shmangen Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë. Për ti dhënë zë kërkesave të tyre sindikati do të del në protesta të diellën. Nga LSM thonë se me ligjin parashikohet përmirësim I kushteve të punës për mbi 90% e të punësuarve, pjesa e mbetur të merr mëditje shtesë.

“Do të mblidhemi para Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë dhe të drejtohemi drejt deputetëve të shurdhër, të cilët nuk dëshirojnë ti dëgjojnë kërkesat tona dhe nuk duan ta shpallin ditën e diell, ditë jopune, ku në ligjin për marrëdhënie pune, e diella ditë jo pune sjell beneficione për punëtorët. 92% e të punsuarve të diellën do të pushojnë, kurse 8% I mbetur të merr mëditje prej së paku 50% më tepër.”, tha Darko Dimovski, kryetar i Lidhjes së Sindikatit

Nga konfederata e bizneseve thonë se punëdhënësit janë të ndarë në mendime se a duhet të rritet rroga minimale.

“Ne jemi të ndarë në mendimet dhe në vlerësimin se sa biznesi mundet ta mban rritjen e pagës minimale, për shkak se në struktura të ndryshme të ekonomisë disa nga kompanit munden të durojnë rritjen e rrogës minimale.”, tha Mile Boshkov, kryetar i konfederatës së bizneseve.

Nga ana tjetër zv.kryeministri Bytyçi tha se ndihma financiare shtetërore për kompanitë nuk është ndalur dhe ajo do të vazhdoj edhe gjatë vitit të ardhshëm.

“Edhe përskaj krizës me covidin kemi 100% pagesë të ndihmës shtetërore ndaj kompanive tona, që e vërteton përkushtimin tonë drejt tyre dhe qëllimit tonë ti mbështesim. Të njejtën do ta bëjmë edhe këtë vit. Për ne është e rëndësihme që kompanitë a dinë se kanë partner.”, tha Fatmir Bytyqi, zv.kryeministër për çështje evropiane.

Qeveria javën e kaluar solli vendim për të ngrirë çmimet e produkteve bazë deri në fund të janarit të vitit 2022 që të ruaj standardin jetësor të qytetarëve.