Liverpool shënon fitore bindëse ndaj Evertonit

Tashmë ka përfunduar ndeshja Everton-Liverpool.


Golin e parë e kanë shënuar mysafirët, ku autor i golit ishte Jordan Henderson, në minutën e 9-të.

Ndërsa në minutën e 19-të,Mohamed Salah, vendosi ta dyfishoj epërsinë.

Kurse Evertoni vendosi ta ngushtojë epërsinë duke shënuar gol në minutën e 38-të, ku autor i golit ishte Demarai Gray.

Pjesa e parë ka përfunduar me rezultat 1-2 në favor të “The Reds”.

Mohamed Salah gjeti rrjetën e kundërshtarëve përsëri në minutën e 64-të.

Ndërsa Diogo Jota vulosi gjithçka në minutën e 79-të ku shënojë golin e katër për Liverpoolin.

Ndeshja ka përfunduar me rezultat 1-4.

Pas kësaj ndeshje Liverpool renditet në pozitën e tretë, ku deri më tani kanë arritur t’i grumbullojnë plotë 31 pikë.

Ndërsa Evertoni renditet në pozitën e 14-të me 15 pikë.