Asambleja Kombëtare e Republikës Serbe (RS) miratoi sonte një sërë konkluzionesh që hapin rrugën për kthimin e kompetencave nga niveli i Bosnje-Hercegovinës në nivelin e etnitetit.

Në seancën e sotme u diskutuan katër informacione, më pas u miratuan konkluzionet për institucionet gjyqësore, mbrojtjen, sigurinë dhe taksat indirekte.

Opozita nuk mori pjesë në votim gjersa për votuan 52 deputetë, ku 49 ishin të koalicionit qeverisës të RS-së mbështetën përfundimet, raporton klix.ba.

Kjo do t’i mundësojë atyre që të nisin procedurat që entiteti me shumicë serbe brenda Bosnje dhe Hercegovinës të tërhiqet nga ushtria boshnjake, shërbimet e sigurisë, sistemi i taksave dhe sistemi juridik.

Më poshtë janë vendimet kryesore që mund ta dërgojnë shtetin boshnjak drejt shpërbërjes.

1. Bartjen e kompetencave tek Republika Serbe në nivelin e Bosnje-Hercegovinës;

2. Bartjen e kompetencave në fushën e tatimit indirekt;

3. Bartjen e kompetencave të sistemit të drejtësisë tek Republika Serbe në nivelin e Bosnje-Hercegovinës;

4. Bartjen e kompetencave në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë tek Republika Serbe në nivelin e Bosnjës-Hercegovinës;

5. Deklarata mbi Parimet Kushtetuese.

Ndryshe, këto konkluzione hyjnë në fuqi një ditë pas miratimit të tyre.