Koordinatori i Grupit Parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim, Arber Ademi, në emisionin Rruga Drejt, ka folur se a do të ketë një koalicion të mundshëm ndërmjet BDI-së dhe Alternativës, duke qenë se një pjesë e mirë e kësaj të fundit kanë qenë të afërt me partinë e Ali Ahmetit në të kaluarën.

“Ne jemi të përcaktuar të ndajmë përgjegjësi brenda këtij mandati sepse me të vërtetë jemi në një moment historik dhe të rëndësishëm për vendin e Qeverinë. Qështja se a do të ketë listë të përbashkët, nuk është diskutuar fare, të paktën në bazë të informacioneve që unë i kam”, ka thënë Arbër Ademi.