Kejvina Kthella paraqitje atraktive, thekson linjat në fustan të shkurtër

Kejvina Kthella ka provokuar sërish me linjat joshëse të trupit.

Modelja shqiptare që numëron më shumë se 700 mijë ndjekës në Instagram, postoi disa imazhe që nuk kaluan pa marrë vëmendje.

Biondina theksoi format tërheqëse e veshur me një fustan të shkurtër me ngjyrë të gjelbër, të cilin e kombinoi me një palë çizme të gjata me shkëlqim.

26-vjeçarja dukej mahnitëse dhe më në formë se asnjëherë më parë në fotot që u pasuan me shumë komente nga ana e fansave të saj.