Jonhson shpall “emergjencë të Omicron”, paralajmëron valë të madhe

Nga kjo javë, dozat përforcuese do të jenë në dispozicion për të gjithë personat mbi 18 vjeç në Angli, ka thënë kryeministri Boris Johnson derisa ka shpallë edhe “emergjencë të Omicron”.

“Askush të mos ketë dyshime, një valë e madhe e Omicron po vjen”, tha Johnsosn në një deklaratë televizive të dielën mbrëma.

Synimi është për të ofruar një dozë të tretë të vaksinës për të gjithë të rriturit në fund të janarit.

Disa takime për shëndetësi ndoshta do të anulohen për t’u fokusuar në dozat përforcuese.

Johnson dha informatat e fundit vetëm disa orë pas u Mbretëria e Bashkuar ngriti alarmin për përhapjen e variantit të ri, Omicron.

Niveli katër do të thotë nivel i lartë ose në rritje i transmetimit – dhe hera e fundit që Mbretëria e Bashkuar ishte në nivelin e katërt ishte në maj.