Jepet vendimi përfundimtar për Emiljano Shullazin dhe bashkëpunëtorët e tij

Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për Emiljano Shullazin dhe bashkëpunëtorët e tij.


Shullazi do të vuajë 14 vjet burgim, ndërsa Endrit Qyqja 10 vjet burgim, Endrit Zela 10 vjet burgim dhe Blerim Shullazi 9 vjet burgim.

Emiliano Shullazi është dënuar me 14 vite burg për “gjobëvënie” dhe “grup të strukturuar kriminal”, shkruan A2 CNN.