Rreshje të mëdha të borës kanë mbuluar të shtunën në mëngjes Maqedoninë e Veriut informon TetovaSot.Edhe Gostivari është mbuluar nga bora që vazhdon të bie me një intenzitet më të vogël në këto momente .

Në pjesën perëndimore, në orët e hershme të mëngjesit do të ketë reshje të dëborës, që do të shoqërohet edhe me erë të fortë.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri 6, kurse maksimalja prej 3 deri 10 gradë celsius.

Në Shkup do të mbizotërojë mot i ngjashëm. Do të jetë me vranësira dhe me reshje të shiut. Do të fryjë erë e dobët në drejtim verior.

Temperatura minimale do të ulet deri në 2, kurse maksimalja do të arrijë deri në 5 gradë.