I zhgënjyer për ‘Topin e Artë’, Nagelsman flet për gjendjen e yllit polak

Robert Lewandowski ka pasur një 2021 të shkëlqyer, pasi ka gjetur rrjetën në 53 raste për Bayernin, i cili fitoi titullin e tyre të nëntë radhazi në Bundesligë në maj.


Trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann , në prag të ndeshjes me Borussia Dortmund nuk ka nguruar të flasë dhe për yllin polak, Robert Lewandowski.

 “Nuk të jep përshtypjen që është i frustruar, gjithsesi është e vështirë të përtypësh një natë si ajo në Paris.

Roberti ishte dukshëm favoriti kryesor për ta fituar “Topin e Artë”, tha trajneri.

“Do të kisha dashur që ai të ishte nën efektin e “Topit të Artë”.

Gjithsesi, jam i bindur që ai do të ketë një mundësi tjetër për ta fituar. Kam besim që edhe sot ai do të jetë vendimtar për ne”, përfundoi Nagelsmann.