I kanosën dy gazetarë, ndalohen dy persona

Prokuroria Themelore në Prishtinë me aktvendim të prokurorit të shtetit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personat me inicialet R.S. dhe T.P., pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Kanosja”.


“Personi me inicialet R.S., dyshohet se ka kanosur gazetarin Sh.K., duke kërkuar nga i njëjti ta largoj nga portali përkatës shkrimin e tij. Ndërsa, në rastin e dytë personi me inicialet T.P., ka kanosur gazetarin G.G., përmes rrjeteve sociale, atij facebook”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit ndodhet nën masën e ndalimit prej 48 orësh, derisa ndaj të njëjtëve do të ndërmerren veprimet e mëtejme procedurale.