Humbi të gjitha ciklet zgjedhore, e humbi edhe Alternativën, a do të jep dorëheqje Sela?

Koment: Tetovasot


Askush nuk qëndron më me Ziadin Selën.Atë po e braktisin të gjithë ndërsa ai përmes sulmit të të tjerëve mundohet me forcat e fundit të shpërqendrojë opinionin jo vetëm nga disfata e partisë që e drejton por edhe nga vetë pozicioni i tij si kreu i partisë që më shumë se kurrë ai tashmë po i lëkundet.

Tentimi që të mbulonte këtë dështim personalo partiakë , përmes rrëzimit të qeverisë aktuale vetëm pak kohë më parë, edhe ajo nuk u arrit duke ia mbyllur horizontet politike dhe duke e zvogëluar si parti pas një debakli në zgjedhjet lokale .
Më pas në idenë dhe tentimin e tij për të shpëtuar politikisht , mbeti e famshmja shifër 61 , por në fakt ata nuk arritën kurrë ti kenë ato numra për ta rrëzuar qeverinë Zaev.Më pas nisi drama e vërtetë mes dy partive shqiptare ASH dhe Aleanca duke treguar kahjen që partneri i tyre pra Alternativa do ta merrte kundrejt Aleancës dhe tani me hyrjen në Qeveri , kjo e fundit po rritet gjithnjë ndërsa opozita po tkurret gjithnjë e më shumë.

Sela humbi deri tani të gjitha ciklet zgjedhore , bashkë me to humbi edhe Alternativën duke e lënë pa asnjë Komunë .Më pas i dha kohë vetes për llogaridhënien se duhej të përfundonin më parë zgjedhjet në Dibër dhe më pas të shfaqte qëndrimin e tij, edhe ajo i doli të jetë kundër fatit të tij politik sepse Dibrën sic e dijmë të gjithë tashmë, ai e humbi.Por Sela nuk u tërhoq nga partia.
Ai nuk e bëri këtë edhe duke i dhënë ” forcë” vetes ne tentimin me Levicën e VMRO-në ta përmbysin këtë pushtet dhe sërish nuk ia dolën .E rritën edhe më shumë atë , madje ai tashmë nuk e ka me vete Alternativën për të cilën ASH po shkëmben akuza të zjarrta ditëve të fundit në opinion .
Sela ka mbetur i vetëm mes stuhisë politike dhe cdo gjë po shkon kundër tij .Ai tashmë mbetet një politikan i konsmuar që nuk ka lënë asnjë shteg bashkëpunimi me partitë shqiptare duke i konsumuar edhe ato politikisht.Partia tjetër opozitare ,Lëvizja Besa u përjashtua nga partia e Selës kur ata vendosën të bëjnë koalicion me Alternativën dhe në këtë dejtim kreut të Aleancës iu mbyll edhe një shteg tjetër politik të cilën do ta provojë prapë të bashkohet por që do jetë shumë e vështirë tashmë/
Mes kësaj stuhie politike ,mes gabimeve të pafalshme me ortakërinë me VMRO-në dhe Levicën që e paguajti me humbje të thellë , Sela vazhdon të blejë kohë që përmes sulmeve ndaj të tjerëve të shpëtojë veten nga kreu i partisë dhe nga dorëheqja, por tashmë në realitetin e ri politik dhe me forcimin e pushtetit, duket se fundi i tij politik është afër, madje i pashmangshëm.