Hoxha me plot ofendime dhe reagim të ulët e të paprovokuar ndaj Grubit

Zëvenëdëskryeministri i parë, Artan Grubi në ClickPlus në TV21, tha se programin e BDI-së në Ministrinë e Bujqësisë nuk kanë arritur që ta zbatojnë. Grubi përmendi disa projekte.


“Në Ministrinë e Bujqësisë nuk arritëm t’i zbatojmë përcaktimet tona programore për arsye se nuk ecnin përpara projektet të cilat i kishim paraparë. Siç është Raven Reçicë uji, apo penda në Likovë, në Dibër, në Zajaz…. Kishim 6 apo 7 projekte kyçe për programin tonë të cilat nuk po gjenin realizim brenda një viti në Ministrinë e Bujqësisë”, tha Grubi në ClickPlus në TV21.

Pas kësaj ka reaguar ish ministri i Bujqësisë, Arijanit Hoxha duke ofenduar  zv.kryeministrin Artan Grubi edhe pse ai nuk e ofendoi e as nuk e përmendi si një ministër të dështuar.

“Për punën time si ministër flet fakti se deri në momentin e dorëheqjes kam realizuar mbi 90% të buxhetit të ministrisë edhe përkundër gjithë bllokadave që ai dhe soji i tij janë munduar t’i bëjnë. Po tek e fundit për fat të mirë, aspak nuk është relevante se çka mendon personi në fjalë”, ka shkruar Arjanit Hoxha në Facebook.