Hekurudha që do të “çajë” shkretëtirën, njihuni me projektin marramendës arab

Një nga projektet më ambicioze në botë është ndërtuar në shkretëtirë dhe përshkon të gjithë Gadishullin Arabik.

Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, i përbërë nga gjashtë vende të pasura në Lindjen e Mesme , është duke ndërtuar një hekurudhë 2,000 kilometra për të lidhur rajonin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Duke kaluar shkretëtirën arabe dhe duke krijuar tunele në male, sfidat e këtij projekti janë të mëdha dhe përputhen plotësisht me koston e tij. Kjo hekurudhë e re do të lidhë Gjirin Persik me Detin e Kuq, me synimin për të ristrukturuar sektorin e transportit dhe për të reduktuar emetimet e CO2 , duke filluar një epokë të re të rritjes ekonomike.

Ideja e realizimit të këtij projekti lindi në vitin 2009 nga udhëheqësit e Arabisë Saudite, Kuvajti, nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari , Bahreini dhe Omani , i njohur Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit . Kostot e prodhimit të këtij mega projekti do të ndahen mes shteteve do të variojnë nga 100 deri në 250 miliardë dollarë.